Ndodh vetëm në Arabinë Saudite, shkarkohet trajneri më i mirë i javës, ish-legjenda e Liverpool nuk kishte asnjë humbje!

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite, teksa firmosi për një vit me Al-Qadisiya. Pavarësisht se nuk regjistroi asnjë humbje me skuadrën arabe dhe javën e kaluar u shpall trajneri më i mirë i muajit, Fowler është shkarkuar nga detyra!

Edhe pse Al-Qadisiya renditet në vendin e dytë në divizionin e dytë të futbollit saudite me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Orubah. “Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Fowler kaloi vitet më të bukura të karrierës si futbollist të Liverpooli. Ai mban vendin e tetë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Premier League (163 gola). Gjatë karrierës së tij, Fowler veshi 26 herë fanellën e kombëtares angleze, duke shënuar në total 7 gola. Ndërkohë që si trajner ka punuar më parë në Tajlandë, Australi dhe Indi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close