Gjyqtari amerikan i boksit, Eddie Cotton, është ndarë nga jeta, në moshën 72 vjeçare.

Cotton ishte pozitiv në koronavirusi dhe nuk arriti t’i mbijetonte këtij infektimi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar IBF, gjatë së premtës (sot).
Gjyqtari legjendar ishte dërguar në spital pasi vuante nga pneumonia.
Ai kishte ndarë drejtësinë në duelin e madh mes Lewis dhe Tyson.

