NBA, Toronto nuk ndalet

Toronto nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi mbrëmë kampionët në fuqi mposhtën Minesotan me shifrat 137:126, duke regjistruar njëkohësisht edhe fitoren e 15-të radhazi na kampionat.

Kanadezët e nisën mirë periodën e parë, mirëpo në të dytën miqtë u kundërpërgjigjën në mënyrën e duhur dhe rikthyen baraspeshën.

Fituesi u përcaktua në periodën e tretë, të cilët kampionët në fuqi e fituan me rezultat të thellë dhe më pas ruajtën avantazhin. Paskal Siakam ishte sërish protagonist, pasi shënoi 34 pikë, teksa ndeshje të mirë bëri edhe Kajll Llovri duke realizuar 27 pikë.

Nuk falin as Lejkersat, pasi mundën me rezultatin e thellë Feniksin me shifrat 125:100, ndërsa basketbollisti më efikas i takimit rezultoi të jetë Entoni Dejvis me 25 pikë të realizuara. Në ndeshjet tjera Juta mundi 123:119 Dallasin, Majemi fitoi Golden Stejtin me shifrat 113:101, ndërsa Orlando triumfoi ndaj Atlantas me shifrat 135:126.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close