Musliu me Paderbornin surprizojnë në Kupën e Gjermanisë dhe kualifikohen në 1/8 e finales 

Reprezentuesi i Maqedonisë, Visar Musliu me skuadrën e tij Paderborn kanë qenë surpriza në Kupën e Gjermanisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales, pasi mbrëmë fituan në transfertë ndaj skuadrës së Freiburgut me rezultat 3:1 dhe kaluan në raundin e radhës.

Musliu luajti të gjitha 90 minutat për mysafirët dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në skuadrën mysafire. Në 45 minutat e para, Paderborn kishte dy gola epërsi falë Bilbias dhe kosovarit Muslija, të cilët shënuan në rrjetën vendase. 

Ndërkohë, në minutën e 56-të Bilbia shënoi edhe një gol tjetër, duke finalizuar shifrat e takimit në 3:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close