
Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, Signal Iduna Park do të jetë në maksimumin e saj këtë të martë mbrëma. Pritet që tribunat të jenë plot.
Nuk është për t’u habitur që Borussia Dortmund raportoi muajin e kaluar se tifozët kishin bërë më shumë se 300.000 kërkesa për bileta për ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Barcelonës. Stadiumi ka një kapacitet për 81.365 spektatorë.
Duke qenë se atmosfera është zakonisht spektakolare në çdo ndeshje, kjo e martë pritet të jetë një “ferr” i vërtetë. Pas fitores 4-0 në stadiumin Olimpik Montjuïc, edhe tribunat do të luajnë një rol vendimtar në luftën për një mrekulli. Nuk duhet harruar as ndjenjën e fortë të përkatësisë që Borussia Dortmund ka mes banorëve të qytetit gjerman.
Atmosfera në tribuna gjatë ndeshjes së play-off-it ishte e pabesueshme dhe tifozët pritet të përgjigjen sërish të martën. Të gjitha 81.365 vendet u plotësuan.
Thirrja…
Trajneri i Borussia Dortmundit është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do të luajnë tifozët këtë të martë, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre.
“Duhet të jemi aty nga minuta e parë dhe t’i marrim tifozët në anën tonë. Ne do të marrim vetëm vrullin që na nevojitet prej tyre me dëshirën për garë, performancë dhe pasion,” është shprehur Kovac.