Shkëndija e Tetovës të mërkurën deklasoi Renovën 5:0 dhe avansoi në çerekfinale të Kupës, duke “blerë” në këtë mënyrë pak qetësi në një periudhë me shumë lëkundje në lojë e rezultate.

Pa ndonjë sqarim nga ana e klubit, në sfidën me Renovën jashta kombinimit ishin Bruno Dita e Valmir Nafiu, mungesa të cilat erdhën shkaku i dëmtimeve, që të dy në sfidën e fundit kampionale të humbur 2:1 nga Akademia Pandev.
Mesfushori Dita ka zgjatje të kofshës së këmbës së djathtë, ndërsa sulmuesi anësorë ka ndrydhje të kyçit të këmbës dhe lëndimi i tij duket më serioz. Kjo ka bërë që ai të mbetet jashta kombinimit edhe në fundjavë kur Shkëndija pret Rabotniçkin, ndërsa te kuqezinjtë besojnë se stafi mjekësorë do të arrijë të riaftësojë për lojë Bruno Dita-n deri në fundjavë.

