Mundën Dinamon, Gatusso shpërblen lojtarët dhe stafin me iPhone 16

Gattuso vendosi t’i shpërblejë të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit me një model të ri iPhone 16. Janë porositur afërsisht 30-35 copë si shpërblim për fitoren 1:0 që Hajduk Split mbrëmë e shënoi në Zagreb ndaj Dinamos.

Trajneri i Hajdukut do të paguajë rreth 40 mijë euro dhe do t’i shpërblejë të gjithë lojtarët dhe stafin me celularë të rinj, si shpërblim për lojën e mirë dhe fitoren në derbi. Dhurata të paplanifikuara mbërrijnë në Poljud në formë premie për fitoren në Maksimir, dhe jo një dhurato dosdo. Trajneri Gennaro Gattuso vendosi t’i shpërblejë të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit me një model të ri iPhone 16. Janë porositur afërsisht 30-35 copë me një çmim rreth 1100 euro dhe faturën do ta paguajë trajneri i Hajdukut. Ky nuk është problem për të, ai ka thënë në disa raste se ka fituar mjaftueshëm dhe se nuk merret me profesionin e trajnerit për para, por e bën këtë pasi futbolli është pasioni i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close