Ndeshja Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov do të rikthejë Muharem Bajramin në Çair, por jo si futbollist apo trajner të bardhebluve, por si udhëheqës i një ekipi kundërshtarë ndaj ish skuadrës së tij.

Para kësaj sfide, Muki ka folur me shumë emocione për rikthimin e tij në Çair, duke thënë se ka kaluar momentet më të mira të karrierës së tij si futbollist dhe si trajner, ndërsa tashmë përgjegjësia e tij si profesionist e detyron të kërkojë tri pikët për skuadrën që ai drejton, me të cilën ka bërë më së miri që nga marrja e postit të trajnerit.
“Na pret një ndeshje e vështirë tashmë ndaj kampionëve të ri, të cilëve dëshiroj tua uroj titullin. Unë kthehem në Çairin tim aty ku kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës time dhe kam vetëm momente të mira si futbollist dhe si trajner, po tani kthehem me tjetër ngjyrë dhe gjithsesesi se mendoj vetëm për triumf dhe për të vazhduar garën për dalje në Ligën e Konferencës. Edhe njëherë i urojë titullin Shkupit, ndërsa dëshirojë fitore për Makedonija Gjorçe Petrovin”, ka thënë Muharem Bajrami.

