Sedlloski: E respektojmë kundërshtarin, do të luajmë si profesionist

Shkupi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi do të përballen ndërmjet veti pasditen e kësaj të mërkurë në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit vendor. Shkupi siguroi titullin 4 xhiro para fundit, përderisa skuadra e udhëhequr nga Muharem Bajrami është në garë për pozitat e Europës.

Para kësaj sfide nga tabori bardheblu ka folur trajneri, Goce Sedlloski.

“Sigurisht që ne e rrespektojmë skuadrën kundërshtare, jo rastësisht ata janë në luftë për të dalur në Evropë por unë besoj që futbollistët e mi do të japin maksimumin në këtë ndeshje,dhe do të luajnë si profesionist të vërtet pas një ndeshje jo të mirë në Shtip”, tha Sedlloski.

Ndeshja Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov luhet sot në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close