Klisman Cake: Besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore

Shkëndija do të udhëtojë drejt Strumicës për tu përballur me Akademia Pandevin në një duel direkt për vendin e dytë në elitën e futbollit vendor. Nga tabori kuqezi ka folur Klisman Cake, i cili është shprehur se janë të përgatitur maksimalisht për ndeshjet e mbetura në kampionat dhe beson se nga Strumica do të rikthehen me tre pikë.

“Ne si skuadër jemi të përgatitur që me sukses të kalojmë përballjet që kanë ngelur deri në përfundim të kampionatit. Në Strumicë do të shkojmë për të marrë tre pikët, megjithëse do të jetë një ndeshje më ndryshe nga kjo e xhiros së fundit që e fituam në Tetovë. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore”, ka thënë Klisman Cake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close