Momenti kur Verstappen përplaset dhe humb mundësinë për ‘Pole-position’

Verstappen bëri një garë të shkëlqyer në kualifikueset për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, por në xhiron e fundit humbi mundësinë për ‘Pole-position’.

Holandezi nuk e kontrolloi dot bolidin e tij dhe u përplas me barrierat anash pistës, duke i dhënë mundësi të artë rivalit të tij Lewis Hamilton, shkruan lajmi.net.

MOMENTI I PËRPLASJES – VIDEO

Hamilton tashmë do të niset nga pozita e parë në garën e nesërme, derisa holandezi nga pozita e tretë.

Mes dyshes qëndron anëtari i Mercedes, Valtteri Bottas.

Verstappen është i pari në renditjen e përgjithshme të Formula 1 këtë edicion, derisa Hamilton i dyti. Mundësia për përmbysje është e madhe, kur kanë mbetur edhe dy gara. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close