Ministri i Sportit në Itali jep dritë jeshile për stërvitje grupore

Raportimet e fundit nga Italia [Sportmediaset] bëjnë të ditur se Ministri i Sportit në Itali ka dhënë dritën e gjelbër për futbollin dhe gjitha sporteve të tjera.

Spadafora raportohet të ketë dhënë dritën e gjelbër për stërvitjet grupore, për të gjitha sportet profesionale. Skuadrat e Serie A kanë filluar stërvitjet, por vetëm në seanca individuale, me nga 6 lojtarë për grup. Nga 18 maji, të gjitha skuadrat do të mund të rinisin stërvitjet normale, grupore.

Kjo është shenja e parë se Serie A është në rrugë të mirë për rinisjen e sezonit, në muajin qershor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close