Barcelona ka nisur tentimet e para formale për transferimin e yllit argjentinas të Inter, Lautaro.

Nicolo Schira raporton se Barcelona ka nisur ofertën prej 70 milionë euro + Arturo Vidal e Nelson Semedo.
I njëjti bën të ditur se Inter ka refuzuar këtë ofertë, duke kërkuar më shumë për kartonin e sulmuesit. Inter thuhet se mund të refuzojë çdo pjesë këmbimi, duke kërkuar të paguhen 111 milionë eurot e klauzolës.
Mbetet të shihet se cila do të jetë tentativa e dytë e Barcelonës për të transferuar Lautaron.

