Ylli amerikan i boksit, Miller, beson se është më i mirë se treshja e madhe për të cilët flasin të gjithë; Anthony Joshua, Tyson Fury e Deontay Wilder.

Miller thotë se do ta konsideronte vetën të dytin në listën e më të mirëve, për të vetmen arsye se nuk ka një titull kampioni, duke lënë pa emër vendin e parë, i cili vend i takon vetë Millerit, kur ky ta fitojë një titull, gjithnjë sipas fjalëve të amerikanit.
“Jam numri dy në botë, dhe kjo pasi nuk kam një titull kampionit. E di se jam boksier më i mirë sesa të gjithë këta djemë (Fury, Joshua, Wilder)”, ka thënë Miller, transmeton lajmi.net.
“Jam më i mirë sesa AJ, më i mirë sesa Tyson dhe jam më i mirë sesa Deontay”, ka shtuar amerikani.
Miller do të kishte një duel me Joshua, kur ky i fundit përballej me Andy Ruiz, por humbi kontestin pasi doli pozitiv në testet e dopingut. /Lajmi.net/

