Drejtori i shkarkuar Zvonimir Boban ka thënë se CEO Ivan Gazidis kontaktoi Rangnick për të siguruar një marrëveshje në dhjetor, ndërsa presidenti Paolo Scaroni konfirmoi vetëm bisedimet “paraprake” me gjermanin.

Tani raporti i fundit nga Sky në Gjermani pretendon se arsyeja pse Milani nuk e ka finalizuar marrëveshjen me Rangnick për sezonin e ardhshëm akoma është se ai i refuzoi ata, përcjell lajmi.net.
Thuhet se ai është i shqetësuar për situatën e Fair Play Financiar, i cili detyroi kuqezinjtë të tërhiqeshin nga Liga e Evropës këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu dëshiron të sigurohet që do ta ketë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për transferimet dhe stilin e tij të futbollit.
Stefano Pioli është trajneri aktual dhe insistoi se ai do të vazhdojë të japë gjithçka për klubin për sa kohë që është në punë, duk e pranuar se e ardhmja e tij tashmë është vendosur. /Lajmi.net/

