Milan pas Rakitic

Ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës.

Rakitic është në fundin e kontratës së tij me katalanët dhe nuk është pjesë e planeve të Quique Setien.

‘Blaugrana’ i kanë caktuar lojtarit një çmim prej 20 milionë eurove, dhe mediet në Itali shkruajnë se Milan po interesohet për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Problemi i vetëm për Milan pritet të jetë paga prej 8 milionë euro në vit, të cilën lojtari e gëzon te Barcelona.

‘Rosoneri’ kanë kontaktuar edhe më parë me Rakitic, por nuk kishin arritur ta bindin lojtarin.

Kësaj radhe, punët pritet të jenë më të lehta për Milan. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close