Të martën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor.

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të mysafir të FC Shkupit.
Lidhur me përgatitjet e ekipit, por dhe atmosferën brenda kampit “bardhekuq”, ka folur trajneri i portierëve, Dardan Miftari.
“Të martën kundër FC Shkupit do të japim më të mirën, kjo pasi jemi në një fazë të ndeshjeve ku nuk nuk na lejohen kalkulimet, madje as barazimet. Duke parë renditjen tabelare, janë plotë 5 skuadra konkurrente për vetë kreun e tabelës, ashtu që do të duhet ta menaxhojmë shumë mirë situatën aktuale në skuadër. Besojmë fuqishëm tek tre pikëshi në këtë ndeshje, pasi vetëm në atë mënyrë do ti kundërpërgjigjeshim kundërshtarit tonë për atë disfatë në Strugë, në ndeshjen e parë të këtij sezoni.Besoj se jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Futbollistët tanë kanë marrë detyrat e tyre dhe shpresoj që të njëjtat me përpikshmëri do ti demonstrojnë edhe në fushën e blertë”, u shpreh Miftari.

