Erdem Arslan: Shkupi do të rikthehet sërish

Të martën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor.

FC Shkupi në këtë xhiro pret në shtëpi kampionë në fuqi, Struga Trim Lum.

Një ditë para këtij takimi, trajner i Shkupit, Erdem Alparslan thotë se Struga është skuadër cilësore, por futbollistët e tij janë të përgatitur mirë për këtë ndeshje.

“Rezultatet nuk janë të mira dhe sigurisht se këtë e dimë edhe neve si staf, por mund të themi se kjo është pjesë e futbollit. Në këto momente, është me rëndësi që të jemi të bashkuar si skuadër edhe më shumë se në të kaluarën, pasi FC Shkupi do të rikthehet sërish. Ishim një nga skuadrat më të mirë në ligë dhe ashtu duhet të jetë. Rezultati 3:0 nga ndeshja e parë është i qartë dhe na gëzon, mirëpo mendoj se Struga Trim Lum për momentin është në formë shumë më të mirë se atëherë. Sigurisht që jam i emocionuar, pasi ata kanë një skuadër cilësore, me lojtarë të mirë individualë, por ne jemi gati dhe të përgatitur mirë për këtë ndeshje”, u shpreh Arslan.

Përballja Shkupi – Struga luhet të martën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close