
Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil është filmuar duke pastruar një xhami në Stamboll.
Video e tij po bën xhiro në rrjetet sociale, duke marrë komente pozitive për modestinë e ish-lojtarit të Real Madridit.
Ozili është praktikues i madh i fesë myslimane dhe tashmë është rikthyer në Turqi në vendlindjen e tij.
Kujtojmë që Ozili është pensionuar nga futbolli aktiv dhe tashmë po merret me shumë aktivitete të ndryshme jetësore, duke përfshirë këtu edhe fitnesin.