Messi vendos rekord në rrjetin social Instagram

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale skuadrën e Brazilit.

Ky trofe ishte i pari për Messin me Kombëtaren e tij pas katër finaleve të humbura më parë.

Festa e argjentinasit pas triumfit ishte e madhe, e një foto e tij e publikuar në Instagram ka vendosur rekord.

34-vjeçari, ka publikuar një foto me trofeun e Copa America duke grumbulluar afro 20 milionë pëlqime në të, që është njëherësh postimi me më së shumti ‘Like’ në kategorinë e sportit në historinë e Instagramit.

Ylli i Barcelonës përveç rekordeve në futboll tani ka nisur ti thyejë edhe ato në rrjetet sociale. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close