Mesazhi i Alitit: Qëndroni në shtëpi, bashkë jemi më të fortë, të kalojmë edhe këtë sfidë

Mesazhi i Fidan Alitit:

“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira të mbyllur brenda, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë. Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë. Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”.

Kujtojmë se një mesazh të ngjashëm ka dhënë edhe kapiteni Amir Rrahmani, nga Italia./Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close