Seleksionuesi francez, Didier Deschamps do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Francës pavarësisht eliminimit nga “Euro 2020”.

Sipas “RMC Sport”, eliminimi nga Zvicra apo edhe disponueshmëria e Zidane nuk do ta rrezikojnë qëndrimin e Deschamps tek Franca.
Sipas artikullit, Deschamps nuk dëshiron të largohet nga Franca dhe dëshiron të vazhdojë punën e tij dhe kjo është në përputhshmëri me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet i cili nuk ka asnjë qëllim që ta largoje 52 vjeçarin.

