Inter Miami ka arritur në gjysëmfinale të konferencës lindore të kampionatit amerikan apo në qerekfinale të MLS-së.

Të udhëhequr nga lideri i skuadrës, Leo Messi, Inter Miami e mposhti në ndeshjen e tretë skuadrën e Nashville, me rezultat 4-0.
Sulmuesi argjentinas tregoi edhe njëherë se është futbollisti më i mirë i planetit, duke shënuar dy gola dhe bëri edhe dy asistime.
Ai tashmë ka 5 gola në fazën e play-offit, krahas edhe 29 tjerave në kampionatin e rregullt.
Inter Miami tashmë për kundërshtar do të ketë skuadrën e Cincinnatit.

