“Mbappé? Vinícius është më i miri në botë, Bellingham i dyti, Rodrygo i treti…”

 Carlo Ancelotti lavdëroi lojtarët e tij pas humbjes 4-0 nga Real Madridi  kundër Gironas, një surprizë e La Ligas, në ditën e 24-të, si dhe u pyet edhe për Mbappé, në fund të kontratës së tij me PSG-në, i cili përflitet se është vendosur në rrugën drejt “Meringues” për sezonin e ardhshëm.

Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham i dhanë një mësim ekipit katalanas, i cili mund të mos e kishte titullin si objektiv, por ende po jetonte një makth autentik në “Santiago Bernabéu”.

“Vinícius Júnior është më i miri në botë, Bellingham i dyti, Rodrygo i treti. I katërti është Kroos,  Camavinga… Edhe të qenit në stolin e Real Madridit është shumë komod…  Mbappé? Ky është lojtar i një skuadre tjetër (qesh). Unë flas për të mitë që janë më të mirët”,- tha ai.

Sulmuesi është në fund të kontratës me PSG-në dhe “Le Parisien” garanton se ai do të përforcojë Real Madridin verën e ardhshme.

Kujtojmë që Vinícius, Bellingham me një dygolësh dhe Rodrygo shënuan golat e Real Madridit ndaj Gironas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close