Grand Prix i Francës është gara e fundit që futet në dyshim për t’u zhvilluar në kohën e paraparë.

Pasi qeveria franceze vendosi që i gjithë vendi të jetë në karantinë deri më 11 maj, për të ruajtur distancën sociale, French GP është në dyshim, përcjell lajmi.net.
French GP, e paraparë të zhvillohet 28 qershor, është gara më e hershme që mund të zhvillohet në Formula 1, e cila mbetet akoma e pandryshuar nga orari fillestar.
Deri më tani janë shtyrë një numër i caktuar garash në F1, kurse rrezikon që e njëjta gjë të ndodhë edhe me French GP. /Lajmi.net/

