Gjiganti francez, Olympique Marseille ka nisur bisedimet me Edon Zhegrovën.

Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet mes të dyja palëve kanë filluar me Marseillen që dëshiron të përforcohet në krahun e sulmit.
Zhegrova, kishte pasur interesim edhe nga skuadra të mëdha si Napoli dhe Fenerbahçe, por që nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.
Sezonin e kaluar, Zhegrova bëri 21 paraqitje me Lillen ku shënoi 8 gola dhe 2 asiste, por sezoni i tij kishte përfunduar më herët seç pritej shkaku i një lëndimi që kishte pësuar.

