Marash Kumbulla debuton sot në La Liga 

Marash Kumbulla u largua nga Roma në formë huazimi për një sezon dhe u bashkua me Espanjolin në La Liga.

Pasi nuk ishte i disponueshëm në ndeshjen e parë të kampionatit, mbrojtësi ka vijuar përgatitjet e para këto ditë me skuadrën spanjolle dhe sot do të jetë pjesë e ekipit në përballjen me Real Sociedadin në kampionat.

Edhe tek Espanjoli, Kumbulla duhet të bindë trajnerin Gonzales për një vend titullari, pasi i duhet të luftojë me Gomes dhe El Hilali, teksa ekipi i shqiptarit luan me një sistem me 5 mbrojtës, kështu edhe hapësirat për të do të jenë më mëdha.

Me këtë aventurë, Marashi do të kërkojë që të rikthehet në formën e tij më të mirë, si edhe të rimarrë sërish vendin e titullarit në Kombëtaren shqiptare, me të cilët nuk luan që prej më shumë se një viti, pas humbjes në Poloni në kualifikueset e Europianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close