Manchester United ka fituar ndeshjen kryesore të natës së parë në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar përballë PSG-së. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, si para dy vitesh, golin e fitores në ‘Parkun e Princave’ e shënoi në fund të ndeshjes.

Bruno Fernandes i dha epërsinë 0-1 Manchester Unitedit kur shënoi nga penalltia në minutën e 23’.
Vendasit arritën barazimin në minutën e 55’, kur Anthony Martial shënoi autogol.
Për fitoren e Manchester United u përkujdes Marcus Rashford, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 87’, për 1:2.

