Gjatë tërë afatit kalimtar të verës Harry Kane ishte lidhur me një kalim te Manchester City, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Tottenhami nuk pranoi ta shiste yllin e tyre dhe refuozi të gjitha ofertat që vinin nga sheikët e Citizens.
Sipas mediave angleze, Man City nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Kane.
Thuhet se City po përgatit një ofertë prej plotë 175 milionë per transferimin e tij në merkaton e dimrit.
Sulmuesi me ardhjen e Antonio Contes në ekip mund të bindet të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, më pas të vlerësojë ofertat që vijnë drejt tij. /Lajmi.net/

