Kroacia është mposhtur nga Sllovenia, për ndeshjet kualifikuese në Botërorin 2022. Sllovenia ka fituar me një rezultat minimal, 1-0, ndaj Kroacisë.

Sandi Lovric shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe zhvilloi 86 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Kenan Bajric.
Në këtë ndeshje, Luka Modric është bërë lojtari i cili ka mbajtur më së shumti shiritin e kapitenit në historinë e Kroacisë së bashku me ish kapitenin Darijo Srna.
Të dy kanë përfaqësuar Kroacinë në 134 raste, dhe këtë rekord, Modric mund ta thyejë në ndeshjen e ardhshme ndaj Qiprosë më 27 mars.

