Dani Alves ka refuzuar të kthehet në Sao Paulo pasi ka shkuar në detyrë ndërkombëtare me Brazilin.

Alves po kërkon që klubi t’i paguajë 1.8 milion euro në pagesat e vonuara të pagave ndërkohë Sao Paulo ka njoftuar se Alves nuk do të luajë më për klubin.
38-vjeçari njihet si lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, pasi ka plot 43 trofe të fituar në karrierën e tij me klub dhe kombëtare.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i brazilianit. /Lajmi.net

