Numri i rasteve të reja, vdekjeve dhe kujdesit intensiv janë në rënie në Itali, duke lënë të kuptohet se piku i të prekurve tashmë i përket të kaluarës.

Kështu, planet për rifillimin e sezonit po fillojnë të shqyrtohen ngadalë, por lojtarët do të kenë masa strikte para rikthimit.
Të gjithë lojtarët do t’iu nënshtrohen testeve të imunitetit, para rikthimit në fushat e blerta, shkruan ‘Ansa’, transmeton lajmi.net.
Lojtarët pastaj do të ndahen në tri grupe: Pozitiv, imun dhe joimun.
Ka akoma lojtarë të prekur nga Covid 19. Rasti i fundit është Dybala, për të cilin raportohet se është riprekur nga koronavirusi. /Lajmi.net/

