Liverpool liron një pjesë të stafit, vazhdon pagesën e plotë të pagave për ta

Skuadra e Liverpool ka ndjekur shembullin e Newcastle United, duke liruar një pjesë të stafit (jo-futbollistik) nga puna, por duke vazhduar pagesën e plotë të pagave, transmeton lajmi.net.

Faqja zyrtare e ‘Reds’ konfirmon se pagat e stafit të liruar do të paguhen të plota, por për shkak të pandemisë, ata do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Të njëjtën gjë gjatë kësaj jave kishte bërë edhe Newcaslet United, që ishte skuadra e parë në Premierligë që bënte një gjë të tillë.

Stafi i liruar do të vazhdojë të jenë në pushim, deri kur pauza e Premierligës nga koronavirusi të vazhdojë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close