Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të në program. Këtë xhiro do ta hap ndeshja Struga – Vardari që do të luhet nesër, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë katër ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën.

Lideri i renditjes Shkëndija e Tetovës pret në shtëpi Sileksin, përderisa Besa e Dobërdollit takohet me Gostivarin. Brera Strumica do t’i mat forcat me FC Shkupin, Tikveshi luan me Pelisterin, teksa Rabotniçki përballet me Voska Sportin.

