Ish drejtori sportiv i Genoa, Stefano Capozucca ka rrëfyer një tregim interesant lidhur me Lewandowski.

Situata për të cilën ka folur Capozucca kishte ndodhur në vitin 2010, kur ai akoma luante me Lech Poznan.
“Marrëveshja për Lewandowski ishte arritur në vitin 2010”, ka thënë Capozucca, transmeton lajmi.net.
“Gian Piero Gasperini e njihte mirë. Ai duhej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore, por pastaj presidenti prishi gjithçka”, ka zbuluar tutje ai.
Pas këtyre ngjarjeve, Lewandowski, tashmë 31 vjeçar, është kthyer në një prej sulmuesve më të mirë në futboll, duke shënuar 303 gola me Dortmund dhe Bayern Munich. /Lajmi.net/

