Levski shet mbrojtësin cilësor dy ditë para ndeshjes me Shkupin

Pak ditë para ndeshjes me Shkupin në kuadër të eliminatoreve për në Ligën e Konferencës, Levski ka shitur një nga futbollistin më të mirë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Noah Sonko Sundberg. Reprezentuesi i Gambisë do të vazhdojë karrierën në radhët e Ludogoretsit, skuadër e cila është gati të paguajë 550 mijë euro, plus 200 mijë të tjera nëpërmjet bonuseve të Levskit. Pas marrjes së një oferte që nuk mund të refuzohej, skuadra nga Sofja duhej të linte Sundbergin të largohej, ndaj do të kërkonte një alternativë për të. Levski ka një fitim të plotë nga mbrojtësi, sepse ka ardhur në vitin 2022 si futbollist i lirë nga Oshtersund.

Megjithatë, për ndeshjen e parë në Shkup, vija mbrojtëse do të dobësohet. Levski konsiderohet favorit ndaj Shkupit, por bardhekaltërit kërkojnë të bëjnë befasinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close