Kapitenja e përfaqësueses së Maqedonisë për moshat e reja Teodora Dukoska rrikthehet te klubi i hendbollit, Çairi. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi, të cilët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, krenohen me rikthimin e Dukoskës në radhët e tyre.
Kujtojmë që Teodora Dukoska ka qenë pjesë e Çairit edhe në të kaluarën, ku ka pasur paraqitje në Super Ligë dhe në edicionin European EHF CUP.
Kështu që pritet të jetë vlerë e shtuar në ekipin e Çairit, që këtë sezon do t’i vazhdojë garat evropiane në edicionin European Cup, ku në raundin e dytë do të përballet me kampionët e Holandës, Venlo.