Lëvizja revolucionare e Bayernit në kohën e koronavirusit

Bayern me qendër në Mynih, ka prezantuar platformën e internetit për stërvitje në shtëpi që nga dita e djeshme. Lojtarët duke shfrytëzuar internetin po marrin pjesë në seanca stërvitore të drejtuara nga qendra e klubit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur pozitivisht situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit”, ka deklaruar trajneri Hansi Flicke, përcjell lajmi.net.

“Ne e organizuam stërvitjen tonë të parë në internet dje në orën 11:00. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe të gjithë e bënë atë me ndihmën e aplikacionit”.

Synimi i Bayern Munich, përveç përgatitjes fizike të lojtarëve, është që ata t’i mbaj edhe në kontakte me njëri tjetrin gjatë kësaj periudhe./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close