Futbollisti i Barcelonës, Marcus Rashford, ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen e fudnit kundër Mallorcas.

Skuadra katalanase ka njoftuar se sulmuesi anglez si pasojë e këtij lëndimi do të humbasë ndeshjen e Copa del Ray, kundër Atletiko Madridit, e cila zhvillohet ditën enjete.
Për ketë përballje, trajneri i Barcelonës Hansi Flick do të jetë edhe pa sulmueisn brazilian, Raphinha.
”Sulmuesi anësor Marcus Rashford ka pësuar një problem në gju, të cilin e mori gjatë ndeshjes kundër Mallorcas të shtunën në “Spotify Camp Nou”.
Futbollisti i ekipit të parë ndjen dhimbje në gjurin e majtë pas një goditjeje të marrë gjatë takimit dhe, si pasojë, do të mungojë në ndeshjen e së enjtes në Copa del Rey kundër Atlético Madridit.”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

