Arsimi pranon 5 gola nga Vardari, humb 5:1 në Shkup

Skuadra e Arsimit nuk e ka nisur mirë gjysmësezonin pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 17-të u mund në transfertë nga Vardari me rezultatin e thellë 5:1.

Skuadra nga kryeqyteti kishte dominim të plotë në këtë takim, duke shënuar 5 herë në rrjetën e ekipit shqiptar me Cvetkoviqin, Nikolovin, Velkovskin, Bosanqiqin dhe Omeragiqin, teksa golin e vetëm për Arsimin në këtë duel e shënoi Cuculi në fund nga penalltia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close