
Pas afrimit të Luka Donçiçit, skuadra e Los Anxhelos Lejkersit vijon të bëjë një merkato të fuqishme riparimi, me objektivin e qartë: Të synojë titullin kampion në NBA. Aktualisht skuadra renditet e pesta në Perëndim. Sipas mediave amerikane, ekipi kalifornian ka siguruar edhe Mark Uilliams nga Sharloti, në këmbim të Dalton Kneht dhe Kam Redish si dhe një zgjedhje në draft të vitit 2031.
Lajmi më i bujshëm i merkatos është transferimi i Xhimi Batlerit te skuadra e Golden Stejtit, një transferim që përfshin edhe ekipe të tjera. Te skuadra e Majamit përfundojnë në këmbim Uigins dhe Anderson, si dhe një zgjedhje e parë në draftin e kësaj vere.
Ekipi I Juta Xhazit do të marrë nga skuadra e Uarriorsit, basketbollistin Shroder, ndërsa Pi Xhej Taker do të shkojë te Majami. E përfshirë në transferimin e Batlerit (kontratë 2-vjeçare me Uarriors) edhe Detroiti, që merr dy lojtarë.