Ekspertët vlerësojnë se më nuk do të ketë transferime prej 100 milionë euro ose më shumë, shkaku i situatave të vështira financiare.

Njëjtë po mendon edhe Presidenti i Nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness.
“Koordinatat do të ndryshojnë pak. Është e pamundur të thuash, por nuk mund të imagjinosh transferime prej 100 milionë euro tani dhe në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Hoeness për Kicker, përcjell lajmi.net.
“Çmimet e transferimeve do të bien dhe ato nuk do të kthehen në nivelin që kanë qenë të paktën për dy apo tri sezonet e ardhshme”.
“Është e sigurt që do të kemi një botë të re futbolli”./Lajmi.net/

