Monza, Vicenza dhe Reggina do të promovohen në Serie B, dhe ndoshta skuadra e Carpi. Nuk do të ketë rënie, përcjell lajmi.net.

Takimi i sotëm i Lega Pro arriti në një përfundim unanim, pasi pandemia koronavirus e bën të pamundur që klubet të ndjekin të gjitha protokollet mjekësore të kërkuara për të rifilluar.
Prandaj sezoni do të përfundojë, duke promovuar tre fituesit e grupeve nga divizionet rajonale – Monza, Vicenza dhe Reggina – ndërsa një i katërt fillimisht do të ishte vendosur përmes play-off, por ka shumë gjasa të jetë Carpi për shkak të formës së mirë që ka në krahasim me rivalët më të afërt. /Lajmi.net/

