26-vjeçari bëhet futbollisti i parë në Spanjë që nuk pranon të kthehet në stërvitje, dhe me dëshirë do të dorëzojë pagën e tij derisa të ndjejë se është e sigurt të luajë përsëri.

Fali është një ndër lojtarët kryesor të skuadrës që garon në ligën e dytë Cadiz, pasi ka bërë 24 paraqitje këtë sezon para bllokimit për shkak të Covid-19, përcjell lajmi.net.
Ish-lojtari i Barcelonës B dëshiron të mbrojë familjen e tij, madje është zotuar të gjejë një punë tjetër nëse nuk e konsideron të sigurt të luajë përsëri futboll.
Ai i tha Cadena Cope: “Unë nuk kam në plan të luaj futboll dhe nuk do të kërkoj pagë sepse jam lojtar i parimeve”.
“Nuk do ta ngarkoj klubin sepse nuk e meritoj atë. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti im dhe ai i vajzave të mia”. /Lajmi.net/

