James ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e zhvilluar së fundmi, që ka të bëjë me koronavirusin.

Liga e NBA është suspenduar si dhe dy lojtarë të Jazz raportohet të jenë të prekur me Covid-19.
Pas këtyre ngjarjeve, reagim ka ardhur nga ‘Mbreti’ James, i cili kërkonte të suspendohet 2020-a.
“Ajo që vërtetë kemi nevojë, është të suspendojmë 2020-ën” ka shkruar LeBron.
“Dreq, kanë qenë tre muaj të vështirë. Zoti ju bekoftë dhe qëndroni të sigurt” ishin fjalët e ‘Mbretit’.

