Lazio hakmerret ndaj Milanit, e eliminon nga Kupa e Italisë 

Lazio ka marr hakmarrje të shpejtë ndaj Milanit.

Disa ditë pasi u mposht në Serie A, skuadra nga kryeqyteti italian, i eliminoi kuqezinjtë nga Kupa e Italisë.

Para tifozëve vendas në ”Stadio Olimpico” në Romë, Lazio fitoi me rezultat 1-0, duke kaluar në çerekfinale.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 80-të.

Në çerekfinale, Lazio do të përballet me skuadrën e Bolognas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close