Lakers përsëri pësojnë humbje pa Jamesin dhe Davisin, Doncic i mrekullueshem në fitoren e Mavericks

Skuadra e Los Angeles Lakers ka pësuar humbje nga Miami Heat me rezultat 110-104.
Lojtari i ndeshjes te Miami ishte Butler, i cili realizoi 28 pikë, bëri 7 kërcime dhe 5 asistime
Te Lakers, po vërehet mungesa e LeBron Jamesit dhe Anthony Davis, të cilët janë jashtë parketit për shkak të lëndimeve.

Caldwell-Pope, ishte lojtari më i dalluar te Lakers, me 28 pikë dhe 4 kërcime në këtë duel.
Fitore sot arriti edhe Dallas Mavericks të cilët mposhtën 116 me 101 ekipin e Milwaukee Bucks.

Këtë ndeshje në formë fantastike ishte slloveni, Luka Doncic – i cili bëri 27 shënime, 9 kërcime dhe 9 asistime. /Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close