Kundërshtohet ideja e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 ekipe

Presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani i është bashkuar konfederatave të tjera në kundërshtimin e propozimit të shefit të CONMEBOL, Alejandro Dominguez për të zgjeruar Kupën e Botës 2030 në 64 ekipe.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), Alejandro Dominguez propozoi që Kupa e Botës në vitin 2030 të zgjerohet në 64 ekipe kombëtare.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe homologu i tij nga Konfederata e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Federatës së Futbollit të Karaibeve (CONCACAF) ka kundërshtuar këtë ide, duke dhënë edhe arsyet.

“Në CONCACAF, ne jemi treguar të hapur ndaj ndryshimeve, duke mbështetur zgjerimin e Kupës së Botës për Femra dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra dhe garat e klubeve brenda Konfederatës sonë”, ka thënë fillimisht Montagliani.

“Megjithatë, nuk besoj se zgjerimi i Kupës së Botës për meshkuj në 64 ekipe është hapi i duhur për vetë turneun apo ekosistemin më të gjerë të futbollit – nga ekipet kombëtare te garat e klubeve, ligat dhe lojtarët”.

“Ne nuk kemi filluar as formatin e ri të Kupës së Botës me 48 ekipe, kështu që personalisht, nuk mendoj se zgjerimi në 64 ekipe as duhet të konsiderohet”, përfundoi presidenti i CONCACAF.

Ndryshe, Kupa e Botës 2026, e organizuar në të gjithë SHBA-në, Meksikën dhe Kanadanë, do të jetë e para me 48 ekipe, nga 32 që ishin në turneun e “Katar 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close