Atletico Madridi ka kryer blerjen më të shtrenjt të verës në La Liga.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit anglez, Conor Gallagher.
Plot 40 milionë euro do të përfitojë Chelsea nga ky largim.
Mesfushori ka marrë rrugën për në Madrid dhe gjatë ditës së sotme pritet prezantimi i tij.
Lojtari do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me skuadrën e Simeones.

