Kryeministri japonez dorëzohet: Lojërat Olimpike mund të shtyhen

Fjalët e tij erdhën një ditë pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se do të vendosë fatin e lojërave në katër javë pas diskutimit të mëtejshëm me organizatorët.

Kryeministri, i cili më parë kishte thënë se shpreson të zhvillojë Lojërat 2020 në “mënyrën e planifikuar”, pranoi gjatë një seance parlamentare për herë të parë se veprimi i tillë mund të jetë i pamundur.

“Nëse është e vështirë t’i zhvillojmë lojërat në një mënyrë të tillë, ne duhet të vendosim t’i shtyjmë ato, duke i dhënë përparësi kryesore prosperitetit të sportistëve”, tha ai. “Megjithëse IOC do të marrë një vendim përfundimtar, ne jemi të të njëjtit mendim se anulimi nuk është një opsion”.

Bordi ekzekutiv i IOC njoftoi të dielën se do të vendosë brenda katër javësh nëse do të shtyjë, anulojë ose të mbajë lojërat ashtu siç ishte planifikuar.

Kujtojmë se vetëm para disa çastesh, Kanada dhe Australia, i dhanë ‘shkelmin e fundit’ për shtyrjen e Olimpiadës 2020 – pasi bojkotuan këto lojëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close